Arbëri

Veteranët i konsiderojnë të pabaza e njollosëse akuzat ndaj luftëtarëve të UÇK-së

Të pabazuar dhe njollosëse të luftës së UÇK-së e kanë konsideruar të akuzuarit në rastin e veteranëve aktakuzën e Prokurorisë Speciale.

Në fjalën hyrëse të akuzuarit kanë ngritur çështjen se si pjesë e kësaj aktakuze nuk janë edhe anëtarët e qeverisë të cilët i kishin miratuar këto lista, raporton KTV.

Avokati i Shkumbin Demaliajt Arianit Koci ka thënë se Adem Deliaj i cili ishte para pak ditësh në Hagë dhe u morr në pyetje nga dhomat e specializuara si pjesëtarë i UÇK-së gjendet në listat e veteranëve si i rrejshëm.

Koci ka thënë se vet këto lista do ta vërtetojnë pafajësinë e klientit të tij.

Ndërsa Shukri Buja në fjalën hyrëse të tij ka thëne se as kjo gjykatë dhe as kjo prokurori nuk kanë kompetencë për të gjykuar këtë rast pasi që për këto raste duhet gjykata ushtarake dhe prokuror të specializuar në fushën e ushtrisë.

Më tutje Buja ka thënë se kjo ka qenë arsyeja edhe pse nuk i është përgjigjur pyetjeve të prokurorit Blakaj.

Buja ka thënë se në këtë gjykatë do të ofrojë dëshmi për presionet që kishte ky komision nga opinioni dhe marrëveshjet që kishin subjektet politike për këto lista.