Gjykata e Apelit ia ka rikonfirmuar Shyhrete Berishës të drejtën e shtëpisë në të cilën jetoi me bashkëshortin dhe fëmijët, të cilët iu vranë gjatë luftës.
Në aktvendim theksohet se Apeli ka refuzuar ankesat e palëve dhe ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës Themelore në Suharekë, duke ia njohur Shyhrete Berishës të drejtën e pronësisë mbi shtëpinë e saj.
Ky vendim e ka gëzuar shumë Berishën e cila që nga paslufta luftoi për këtë të drejtë.
Avokati i Berishës, Miftar Qelaj, tha se posa e ka pranuar aktvendimin e Apelit e ka njoftuar Shyhreten për lajmin.
Shyhrete Berisha tash e 20 vjet ka qenë në betejë ligjore me familjen e bashkëshortit.