Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka vizituar Komunën e Podujevës ku është takuar me nënkryetarin e Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.
Ai tutje ka vizituar Stacionin policor në Podujevë, derisa ka deklaruar se ky stacion do të ngritët nga kategoria B në kategorinë A, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE drejtori i Policisë, Rashit Qalaj ka thënë se kjo nënkupton që ky Stacion të ketë më shumë personel, por do të reflektojë edhe në çështjen e hierarkisë. Megjithatë, ai ka theksuar se stacioni do të mbetet në kuadër të Drejtorisë rajonale të Prishtinës.