Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vdiq një punëtor i KEK-ut pas një incidenti në Termocentralin Kosova B

Termocentrali Kosova B

Foto: KTV

Një punonjës i sigurimit fizik i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda që ka marrë si pasojë e një incidenti që ka ndodhur në Termocentralin Kosova B. 

Sipas njoftimit vdekjen e tij e kanë konstatuar ekipet mjekësore që kanë dalë në vendngjarje. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.), njofton me keqardhje të thellë se sot, në termocentralin 'Kosova B', ka ndodhur një incident i rëndë, ku është përfshirë një mjet transportues kamion  dhe një punonjës. Si pasojë e këtij incidenti, një punonjës mashkull kosovar 55 vjeçar ka pësuar lëndime të rënda. Në vend ngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat kanë konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se autoritetet përkatëse janë duke trajtuar rastin në përputhje me procedurat ligjore.

VIDEO: