Ish-kongresisti amerikan dhe mbështetësi i Kosovës, Eliot Engell, ka vdekur në moshën 79-vjeçare, kanë njoftuar zyrtarë amerikanë.
Engel ishte demokrat. Ai përfaqësonte New Yorkun në Kongresin amerikan që prej vitit 1989.
Engel ka qenë i pranishëm edhe në seancën solemne të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.
Ka qenë ndër figurat më mbështetëse për Kosovën në Kongres. Ka udhëhequr edhe Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.
Në një shkrim të vitit 2023, ai pati bërë thirrje që SHBA-ja të qëndronte me Kosovën, duke vlerësuar se nuk po ka trajtim të duhur të mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi.
Intervenimin e NATO-s në Kosovë e pati cilësuar si suksesin më të madh të politikës së jashtme për Perëndimin.
Edhe
Çmohet lart roli dhe kontributi i ish-kongresmenit Engel për Kosovën
Ai pati peshë të rëndësishme në denoncimin e shkeljes së të drejtave të shqiptarëve nga Serbia.
Vdekjen e Engelit, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar si humbje të mikut e përkrahësit të palëkundur të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës. Ajo ka thënë se kontributi i Engelit do të mbetet pjesë e përhershme e historisë së Kosovës.
“Për më shumë se tri dekada në Kongresin amerikan, ai qëndroi në anën e drejtë të historisë. Nga thirrjet për ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 kundër regjimit të Sllobodan Millosheviq, te mbështetja për pavarësinë në vitin 2008 dhe konsolidimin e shtetit tonë, Engel ishte një aleat i vendosur i Kosovës në çdo etapë. Në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Engel dhe për popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.