Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vdiq Alush Gashi

alush gashi

Në moshën 75-vjeçare ka vdekur Alush Gashi, një nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëherësh ish-ministër i Shëndetësisë. 

Për vdekjen e tij kanë njoftuar familjarët të cilët kanë thënë se për detajet dhe ceremoninë e varrimit do të njoftojnë me kohë. 

Gashi lindi më 4 tetor 1950 në fshatin Prigodë të Komunës së Istogut dhe është politikan kosovar.

Gashi studioi mjekësinë në Universitetin e Prishtinës më 1974 dhe përfundoi doktoratën në Zagreb më 1979.

Në vitin 1989, si dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ai u bë pjesë e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai ishte anëtar i LDK-së dhe mori pjesë në negociatat për të shmangur luftën. Ai gjithashtu shërbeu si këshilltar i lartë dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Ibrahim Rugovës, dhe poashtu ishte sekretar për marrëdhëniet me jashtë i LDK.

Edhe Gashi: Të shkojmë në zgjedhje brenda LDK-së, për t’u bashkuar rreth një lidershipi të ri Arbëri 3 j. më parë Gashi: Të shkojmë në zgjedhje brenda LDK-së, për t’u bashkuar rreth një lidershipi të ri

Për vdekjen e Gashit ka reaguar edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, njëherësh kryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu. 

Ajo ka thënë se Gashi i shërbeu vendit në shumë fusha dhe në periudha të rëndësishme të historisë sonë.

“Si profesor i Anatomisë, specialist i Kirurgjisë së Përgjithshme dhe ish-dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ai dha kontribut të çmuar në arsimin e lartë dhe në shëndetësinë e Kosovës. Në jetën publike, ai shërbeu si deputet i Kuvendit të Kosovës. Me angazhimin e tij politik dhe institucional, ai ishte pjesë e proceseve që e çuan Kosovën drejt lirisë dhe shtetësisë së Republikës”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Për vdekjen e Gashit ka shkruar kryetari i LDK-së Lumir Abddixhiku. 

“Më iku një mik i madh. Një mik i vërtetë. Alush Gashi, bashkëpunëtor i afërt i Presidentit Rugova, njeri i urtë e i mençur i politikës sonë, sot na la. Për mua ishte shumë më shumë se kaq. Ishte mentor. Ishte këshilltar. Ishte një prej njerëzve më të afërt që pata në këtë rrugëtim. Në këtë rrugëtim timin, rrallë kam takuar njerëz me aq maturi e aq mirësi. Në momentet më të vështira, tek ai gjeja gjithmonë qetësi. Një mendim të peshuar. Një fjalë që të kthjellonte. Një përkujdesje të heshtur, pa zhurmë, pa kërkuar asgjë”, ka shkruar Abdixhiku. 

Edhe Gashi kërkon zgjedhje të brendshme në LDK Arbëri 1 muaj më parë Gashi kërkon zgjedhje të brendshme në LDK

Gjithashtu ka shkruar edhe ministri i Jashtëm në detyrë Glauk Konjufca, i cili e ka vlerësuar lartë kontributin e Gashit në arsim, shëndetësi dhe jetën publike të vendit, duke thënë se do të mbetet i çmuar dhe i paharruar. 

“Me përkushtimin, urtësinë dhe punën e tij, ai la gjurmë të rëndësishme në shoqërinë tonë. Në këto momente të vështira, familjes Gashi, miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që e njohën, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Konjufca.