Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin Dragisha Milenkoviqit, i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile, përfshirë keqtrajtim e torturë, gjatë viteve 1998 e 1999 si gardian i Burgut të Prishtinës e Lipjanit.
Lajmin e ka konfirmuar për KOHËN gjyqtari Kujtim Krasniqi. Në seancën e mbajtur më 10 janar, avokati Dejan Vasiq kishte kërkuar që paraburgimi t'i zëvendësohej me arrest shtëpiak, duke thënë se ai dhe familjarët e të pandehurit mund të betoheshin se Milenkoviq nuk do të largohej nga Graçanica. Këtë e kishte kundërshtuar prokurori Atdhe Dema, i cili deklaroi se Milenkoviq akuzohet për një vepër të rëndë penale dhe ka mundësi të ikjes në Serbi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo