Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Turizmi gjeneroi mbi 248 milionë euro gjatë vitit 2025

Foto: Driton Paçarada / KD

Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave, gjatë vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar gjithsej 762,836 vizitorë, prej të cilëve 39.3% ishin vizitorë vendorë dhe 60.7% vizitorë ndërkombëtarë. Unioni i Turizmit në Kosovë tek njoftoi për të dhënat, i vlerësoi trend pozitiv të zhvillimit të sektorit të turizmit në vend. 

Sipas njoftimit, numri i përgjithshëm i net-qëndrimeve arriti në 1,653,390, duke shënuar rritje të vazhdueshme krahasuar me vitin paraprak.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Duke u bazuar në të dhënat e net-qëndrimeve dhe në një vlerësim mesatar prej 150 eurosh shpenzim për vizitor për çdo 24 orë qëndrimi në Kosovë, rezulton se gjatë vitit 2025 sektori i turizmit ka gjeneruar një ndikim ekonomik të vlerësuar prej rreth 248,008,500 euro”, thuhet në njoftimin e Unionit.

Unioni i Turizmit ka deklaruar se rritja e numrit të vizitorëve dhe e ndikimit ekonomik të turizmit duhet të shërbejë si motiv shtesë për investime të reja në infrastrukturën turistike, promovimin ndërkombëtar të Kosovës, zhvillimin e produkteve turistike dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve.

“Andaj, Unioni i Turizmit të Kosovës i bën thirrje Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, si dhe të gjitha institucioneve relevante në nivel qendror dhe lokal, që të rrisin angazhimin dhe mbështetjen për promovimin dhe zhvillimin e mëtejmë të industrisë së turizmit, duke e trajtuar atë si një sektor strategjik për zhvillimin ekonomik të vendit”.