Trupi gjykues në rastin më të madh të Speciales ka hyrë përsëri në seancë pas një pushimi të zgjatur, por nuk e ka adresuar në publik shqetësimin e mbrojtjes së Jakup Krasniqit për detyrimin për heqje të kravatës. Në mediat kosovare është përfolur se bëhet fjalë për kravatën e kuqe me shqiponja dykrenare si ato të flamurit shqiptar. Pas rinisjes së seancës trupi gjykues i kryesuar nga Charles Smith kaloi në seancë të mbyllur.
Në filllim të seancës së sotme avokatja Alagenda Venkateswari është ankuar se pse i është hequr krevata klientit të tij kur ai po të njëjtën e ka vendosur edhe në seancat e kaluara. Smith u përgjigj se s'e di se për çfarë është fjala, por se do të marrë informacion sa më parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKravatën e kuqe me shqiponja të vogla, Jakup Krasniqi e ka pasur të vendosur edhe kur e ka prezantuar fjalën hyrëse më 5 prill 2023 kur ai u deklarua rreth akuzave të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Atë e ka vendosur edhe në seanca të tjera.
KOHA ka pyetur lidhur me këtë çështje në DHSK, por ende nuk ka pranuar përgjigje. Seanca është ndërprerë përsëri për të vazhduar të martën.