Një shqiptar, trafikant droge i dënuar, i cili ka shkrepur një fotografi i rrethuar me 250 mijë funte para të gatshme, ka fituar betejën për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar pavarësisht krimeve të tij, raportoi të enjten "Express UK".
Ministria e Brendshme dhe Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) po kërkojnë të depërtojnë 33-vjeçarin O.B., i cili është dënuar me 11 vjet burgim për rolin e tij në një bandë trafikimi të heroinës.
O.B., akuzohet se ka gënjyer në formularin e aplikimit për marrjen e shtetësisë në një vend të huaj, pasi deklaroi se nuk është i përfshirë në kriminalitet pavarësisht se është arrestuar vetëm tetë muaj më vonë.
33-vjeçari u arrestua me tetë kilogramë heroinë me pastërti të lartë me një vlerë prej 200 mijë funte, një shumë që Ministria britanike e Brendshme pretendon se tregon që ai është për kohë të gjatë në grupin kriminal.
-
Trafikanti shqiptar në arrati prej më shumë se një viti pasi u lirua gabimisht nga burgu në Britani
-
Tregtari shqiptar i drogës i shpëtoi deportimit nga Britania pasi “do t’i shkatërrohej martesa”
-
Shoferi i kamionit fsheh substanca narkotike në paketimet e brendit të veshjeve të Kim Kardashianit
-
Arrestohet i dënuari me 10 muaj burgim për posedim të narkotikëve
-
Dyshohet se u kap me drogë, arrestohet aktori turk