Edhe pse Partia Demokratike e Kosovës ende nuk e ka publikuar zyrtarisht listën e kandidatëve për deputetë, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zbuluar se në listën përfundimtare janë përfshirë edhe kandidatë emrat e të cilëve janë përmendur në procesin e komprometuar të numërimit të votave në zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit 2025. Këtë vendim, sipas tij, e ka marrë Kryesia e partisë në qendër.
Në një reagim në Facebook, Totaj ka thënë se pas deklaratës së kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, i cili kishte kërkuar reflektim dhe përgjegjësi politike pas zhvillimeve që shoqëruan zgjedhjet, dega e PDK-së në Prizren ka reflektuar dhe ka vepruar me përgjegjësi morale dhe politike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, personat që u përmendën në procesin e numërimit të kontestuar nuk janë propozuar nga dega e Prizrenit për të qenë pjesë e listës së kandidatëve për zgjedhjet e 7 qershorit, ndërsa disa prej tyre janë tërhequr publikisht nga gara deri në përfundimin e procedurave ligjore.
“Megjithatë, në listën përfundimtare të PDK-së janë përfshirë kandidatë emrat e të cilëve janë përmendur në procesin e komprometimit të numërimit të votave”, ka shkruar Totaj në Facebook.
Dy nga emrat e propozuar nga dega e PDK-së në Prizren, Nait Hasani dhe Fetah Paçarizi, rezultuan ndër kandidatët me më së shumti vota të vjedhura në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Totaj theksoi se dega e PDK-së në Prizren do ta vazhdojë garën zgjedhore me përkushtim dhe kontribut maksimal.
Ai publikoi edhe listën e kandidatëve të propozuar nga dega e Prizrenit për zgjedhjet e 7 qershorit: Faruk Bojaxhiu, Jona Hoxhaj, Shkelzen Kastrati, Endra Luzha-Pula, Adelina Beqiri-Minci, Betim Ramadani, Lumnije Rakaj, Xhafer Hoxha dhe Lajde Kolgjeraj.
PDK-ja mbetet deri tani partia e vetme e madhe në vend që ende nuk e ka publikuar zyrtarisht listën e kandidatëve për deputetë.