Arbëri

Testimet në Urën e Ibrit u kryen nga një kompani e kontraktuar nga BE-ja

Ura e Ibrit

Mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë të martën janë kryer testime, por Qeveria në detyrë nuk ka qenë e informuar se kush po i kryen ato.

Dy ditë më vonë bëhet e ditur se personeli i një kompanie të kontraktuar nga Bashkimi Evropian ka kryer testimet teknike në urë.

“Personeli i angazhuar në testimet teknike të kryera në Urën e Mitrovicës është i një kompanie private të kontraktuar nga Bashkimi Evropian”, ka thënë KFOR-i në një përgjigje për KOHËN.

Në testimet e së martës ishin të angazhuar punëtorë të shumtë, kamionë të rëndë e pajisje të ndryshme.

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, pati thënë se ministria ka kryer testimet vitin e kaluar, e se për testimet e 24 qershorit pati shtuar se “ne nuk jemi duke bërë kurrfarë testime dhe nuk jemi të informuar kush po bën testime në urë”.