Arbëri

Tensione te tregu i automjeteve në Prishtinë, shitësit ilegal tentojnë ta bllokojnë rrugën

tregu

Situatë e tensionuar në mes të zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe shitësve ilegal ka ndodhur në hapësirat përreth tregut të automjeteve në Prishtinës, pasi shitësit kanë tentuar ta bllokojnë rrugën si shenjë proteste që nuk po u lejohet të shesin asgjë tjetër përveç pjesëve të automjeteve në treg, raporton Kosovapress.

Komuna e Prishtinës, përkatësisht Inspektorati i Kryeqytetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe inspektorët e AVUK-ut, që nga ora 05:00 po zhvillojnë një aksion të përbashkët në terren, në lokacionin e tregut të automjeteve dhe në hapësirat përreth.

Arsyeja e këtij aksioni është që të mos bllokohet hapësira publike dhe të mos shiten shpezët ilegalisht.

Shitësit të cilëve nuk po u lejohet të shesin sot në këtë treg që mbahet gjithmonë të dielave, janë ankuar dhe kanë kërkuar që kjo t’iu lejohet, pasi që kanë ardhur nga qytete të ndryshme.

Ata po qëndrojnë para Policisë së Kosovës si shenjë proteste.