Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka thënë se asamblistët e Vetëvendosjes qoftë në dëgjimin publik këtë javë por edhe në Kuvendin Komunal do ta kundërshtojnë draftrregulloren.
Ashtu si bankat edhe berberët do t’ia paguajnë nga 1 mijë euro taksë vjetore Komunës së Prishtinës, bazuar në draftrregulloren e vendosur në konsultim publik tash e një javë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSallonet e floktarisë dhe trajtimet e tjera të bukurisë janë në mesin e 41 kategorive ekonomike të propozuara për t’iu nënshtruar tarifave të reja e të cilat fillojnë nga 300 deri në 3 mijë euro.
Sipas draftrregullores, aktivitetet që do t’u nënshtrohen tarifave janë edhe ndërtimtaria, tregtia, shërbimet profesionale, transporti, arsimi privat, shëndetësia private e aktivitetet sportive.
“Si Lëvizje Vetëvendosje, qoftë në dëgjimin publik gjatë kësaj jave, e po ashtu edhe në Kuvendin Komunal do t’i kundërshtojmë disa prej kategorive, siç është taksa për vetura dhe taksa për veprimtari të caktuara që janë të larta e barrë shtesë në një situatë në çfarë gjendemi”, ka thënë Sveçla në emisionin “tre8tre” në KTV.
Ai ka thënë se kryeqyteti ka nevojë për rregullore të re për tarifa, por duhet t’i përshtatet rrethanave e gjendjes ekonomike.
“Rregullorja me këto propozime s’duhet të kalojë, e gjithsesi duhet të ketë ndryshime në të. E për që ka nevojë për rregullore për tarifa është e padiskutueshme. Por, duhet t’i përshtatet rrethanave e gjendjes ekonomike në të cilën ndodhet kryeqyteti”, ka thënë Sveçla.