Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit dhe kryetari aktual i kësaj komune, e ka quajtur konfuz vendimin e Gjykatës Supreme për të anuluar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
PZAP kishte vendosur të anulonte zgjedhjet në Han të Elezit, pas ankesës së bërë nga Suma për parregullësi. Ndaj këtij vendimi reagoi kandidati i PDK-së për kryetar të Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, që sipas rezultateve preeliminare ka fituar zgjedhjet në Han të Elezit pa balotazh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë e pashë vendimin, është i pshtjelltë sa kërkush nuk mundet me i ra në fije, më shumë është përshkrim i vendimit të PZAP-së. Në vendim thuhet që anulohet vendimi dhe aprovohet si e bazuar ankesa e Mehmet Ballazhit, por në tri faqet e tjera nuk justifikohet asgjë më shumë. Ne do të presim një vendim tjetër të PZAP-së”, tha Suma për KOHËN.