Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mirëpritur gatishmërinë e Kosovës që t’i pranojë 50 emigrantë përkohësisht.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se e mirëpret bashkëpunimin nga një partner i saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne jemi mirënjohës ndaj partneres sonë, Kosovës, për pritjen e shtetasve të vendeve të treta të larguar nga SHBA-ja dhe për lehtësimin e kthimit të sigurt të këtyre të huajve në vendet e tyre të origjinës”, ka thënë DASH-i në përgjigje për CBSNews.
Qeveria e Kosovës të mërkurën ka miratuar vendimin për pranimin e 50 emigrantëve, për siç ka thënë, lehtësimin e kthimit të tyre në vendlindje. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se strehimi i tyre do të bëhet brenda një periudhe njëvjeçare.
DASH-i ditë më parë konfirmoi se shtetet e Ballkanit ishin përfshirë në kontaktet brenda një strategjie amerikane për dëbimin e shtetasve të huaj pa status të rregulluar.
Kosova ka shprehur gatishmëri për zhvillimin e diskutimeve të ngjashme edhe me Britaninë e Madhe.