Trupi gjykues në çështjen ndaj ish-eprorëve të UÇK-së e ka caktuar 14 nëntorin e këtij viti si datë të synuar për përfundimin e paraqitjes së provave nga ekipet mbrojtëse. Në njoftimin e gjykatës, më 2 shtator, thuhet se trupi gjykues i ka informuar palët që të përgatiten për të dorëzuar dosjet e tyre përfundimtare deri më 22 dhjetor 2025.
“Vendimi përcakton gjithashtu afatet shtesë dhe udhëzimet procedurale për pjesën tjetër të çështjes së Mbrojtjes”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi ndodhen në një proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Ata akuzohen për krime të pretenduara të luftës dhe krime kundër njerëzit. Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat që Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka vënë mbi ta.
Katërshja e UÇK-së ndodhet në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020, ndërkaq gjykimi ndaj tyre ka nisur në prill 2023.
Prokuroria e ka mbyllur çështjen e saj në prill të këtij viti ndërkohë, më 15 shtator do të nisë paraqitja e provave nga ekipet mbrojtëse.
“Trupi Gjykues caktoi 14 nëntorin 2025 si datën e synuar për përfundimin e paraqitjes së provave prej ekipeve Mbrojtëse të Thaçit dhe Krasniqit, ose një javë pas dëshmitarit të fundit të Mbrojtjes, cilado që ndodh e para. Trupi Gjykues gjithashtu i informoi të gjitha palët që të përgatiten për të dorëzuar dosjet e tyre gjyqësore përfundimtare, si dhe deklaratën lidhur me ndikimin e krimeve të pretenduara në viktimat pjesëmarrëse në procedurat gjyqësore, para fillimit të pushimit dimëror të gjykatës më 22 dhjetor 2025”, thuhet në njoftimin e gjykatës, të publikuar më 2 shtator.