Arbëri

S’pajtohen për konstituim, deputetët do të mblidhen prapë nesër

Dështimi i 26-të për konstituim të Kuvendit

Foto: Driton Paçarada

Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës nuk është konstituuar as në tentimin e 26-të. Megjithatë, në këtë përpjekje ka pasur një ndryshim. Kryesuesi Avni Dehari ka njoftuar se seanca e ardhshme do të mbahet të enjten, qysh nesër. Kjo zhvendosje nënkupton mundësinë e pushimit për festën e Bajramit, të premten e 6 qershorit.

Madje qysh para votimit, Dehari ftoi përfaqësues të partive për t’u marrë vesh për “seancën e ardhshme”.

Edhe këtë të mërkurë, dështoi formimi i komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Për ishin 53 deputetë dhe një votoi kundër.

Lexo përditësimet tjera
Kuvendi

S’ka konstituim as pas 26 tentimesh