Klubi i futbollit Ballkani, ka vazhduar me prezantimin e përforcimeve. Të enjten prezantoi bullgarin, Stanislav Petkov.
21-vjeçari i bashkohet Ballkanit si lojtar i lirë. Ai së fundi luajti për ekipin slloven, Tabor Sezana.
Mesfushori Petkov ka luajtur edhe për klube bullgare.
Suharekasit më herët janë përforcuar edhe me disa lojtarë për stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në futboll.
Ndeshjen e parë të stinorit pranveror Ballkani e luan në udhëtim ndaj Gjilanit të dielën.
Ballkani është në garë për titull të kampionit.
Ballkani e mbylli stinorin vjeshtor në vendin e parë me 33 pikë.