Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot seancë plenare, Murati në interpelancë për rishikimin e buxhetit e rritjen e pagave

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë një seancë të re plnare.

Përveç pikave të rregullta që janë deklarimet jashtë rendit të ditës e pyetjet parlamentare, në këtë seancë është paraparë të zhvillohet edhe interpelanca e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati lidhur me rishikimin e buxhetit të Kosovës dhe rritjen e pagave në sektorin publik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Seanca është paraparë të nisë në orën 10:00.

Rendi i ditës:

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritja e pagave në sektorin publik”.