Qeveria e Kosovës do të mblidhet të mërkurën në orën 10:00, e në rend të ditës janë paraparë 15 pika për shqyrtim.
Në mesin e tyre do të shqyrtohet Projektligji për banim të përballueshëm, Ligji për dërgimin e FSK-së jashtë vendit dhe shqyrtimi i propozimit për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Telekomi i Kosovës”.
Ekekutivi do të shqyrtojë edhe Draftin e raportit vjetor të statistikave zyrtare për vitin 2023.