Arbëri

Sorensen tregon se çfarë bisedoi me Bislimin, planifikon së shpejti organizimin e takimit trepalësh

Peter Sorensen dhe Besnik Bislimi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, ka thënë se me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, ka diskutuar të hënën në Bruksel për një gamë të gjerë çështjesh të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Ai ka thënë se planifikohet së shpejti të organizohet një takim trepalësh në kuadër të dialogut.

“Prita kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, në një takim në përgatitje të një takimi trepalësh në dialog sot në Bruksel. Diskutuam për një gamë të gjerë çështjesh të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Planifikojmë të organizojmë së shpejti një takim trepalësh”, ka shkruar Sorensen në platformën “X”.

Bislimi në prononcim për media ka thënë se ka qenë i paraparë edhe takim trepalësh, por nuk ka ndodhur shkaku i disa komplikimeve me udhëtim të delegacionit serb.

“Ka qenë i paraparë edhe një trilateral, por ky nuk ka mundur të ndodhë për shkak se kanë ndodh komplikime me ekipin e Serbisë, i cili nuk ka arrit në Bruksel për shkak të vonesave në Vjenë apo diçka të ngjashme”, tha Bislimi.

Lexo përditësimet tjera
Bislimi sorensen

Bislimi takon Sorensenin në Bruksel

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi ndodhet në Bruksel për takime në kuadër të dialogut...