Arbëri

Sonte mbyllet afati për dorëzimin e listave me kandidatët për deputetë

Sonte mbyllet afati për dorëzimin e listave me kandidatët për deputetë

Sonte në mesnatë, në orën 23:59, përfundon afati zyrtar për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë që pritet të mbahen më 28 dhjetor.

Para kësaj date janë mbyllur tashmë tri faza të rëndësishme të procesit zgjedhor: aplikimi për certifikim të subjekteve politike që synojnë pjesëmarrjen në zgjedhje, regjistrimi i koalicioneve ndërmjet partive politike, si dhe njoftimi i subjekteve që kanë vendosur të mos garojnë.

Të gjitha këto procedura janë përmbyllur më 30 nëntor, deri në orën 23:59.

Ndërkohë, fushata zgjedhore për zgjedhjet nacionale pritet të nisë më 17 dhjetor.

Gjatë ditës së sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga ora 14:00 do të hedhë shortin për renditjen e partive në fletëvotime.