(Tekst i përditësuar) Trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka vendosur që ta mbyllë për publikun seancën në rastin e sulmit terrorist në Banjskë shkaku i mbrojtjes së dëshmitarit të mbrojtur A2.
Prokurori Naim Abazi propozoi që seanca të mbyllet për publikun për dëgjimin e dëshmitarit A2. Tha se kjo mbështetet edhe në dispozita e Kodit të Procedurës Penale në rastet kur parashihet mbrojtja e dëshmitarit.
Këtë propozim e kundërshtoi avokati Lubomir Pantoviq, mbrojtës i Bllagoje Spasojeviqit, i cili tha se prokuroria nuk ka paraqitur arsye të mjaftueshme se pse mbyllur shqyrtimi gjyqësor.
Sillen në gjykatore tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë
Tre të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023 janë sjellë në gjykatore.
Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, janë arrestuar pas sulmit të kryer nga një grup i armatosur i serbëve që është udhëhequr nga ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojiçiq.
Më 17 prill 2025, të tre janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për kryerje të veprës terroriste.
Krahas tyre, aktakuza e Prokurorisë Speciale për sulmin terrorist më të rëndë, të cilin e ka përjetuar Kosova, i përfshinë edhe 41 persona të tjerë fizikë që janë në arrati dhe një juridik, kompaninë (RAD), për të cilët Gjykata Themelore në Prishtinë ka vlerësuar se nuk e ka mundësi ligjore për t'i gjykuar në mungesë.


