kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa zona në Prishtinë kanë mbetur pa ujë të pijshëm.
Siç bëhet e ditur, si pasojë e një defekti në rrjetin e ujësjellësit, pa furnizim me ujë të pijshëm kanë mbetur gjysma e lagjes Hajvalia, Veterniku, Lagjja Qëndresa, konsumatorët “prapa qendrës Grand Store” dhe zona kah Rezonanca – Lagjja Premium
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po punojnë me intensitet për sanimin sa më të shpejtë të defektit. Rikthimi i furnizimit do të bëhet menjëherë pas përfundimit të punimeve”, thuhet në njoftim.