Gjyqtari Sabit Sadikaj tha se të pandehurit Fitore Pacolli Dalipi dhe Salih Zyba e kanë njoftuar Gjykatën për mosprezencën e tyre në Gjykatë, ndërsa për të pandehurën Drita Millaku gjyqtari tha se nuk ka dëshmi se e njëjta e ka pranuar ftesën.
Gjyqtari Sadikaj njoftoi se për tre të pandehurit do të lëshohet ftesë dhe urdhëresë për sjellje me detyrim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I pandehuri Salih Zyba e ka informuar gjykatën se e ka pranuar ftesë për seancë plenare. Sot Gjykata është njoftuar edhe nga asistenti i të pandehurës Fitore Pacolli-Dalipi se e njëjta ka marrë ftesë për seancë plenare. E për të pandehurën Drita Millaku, ftesa i ka shkuar, por nuk ka dëshmi se e ka pranuar. Ndaj të pandehurve do të lëshohet ftesë dhe urdhëresë për sjellje me detyrim, ndërsa mbrojtësit e të pandehurve do të ftohen në mënyrë të rregullt, që ndaj të cilëve Gjykata ka dëshmi se i ka ftuar në mënyrë të rregullt, por nuk ka dëshmi se e kanë pranuar ftesën”, ka thënë Sadikaj.
Në seancën e 16 janarit të këtij viti, Gjykata vendosi të veçojë procedurën penale ndaj Xhelal Sveçlës, i cili mungoi në seancë, duke njoftuar me e-mail se gjendet jashtë vendit.
Sipas aktakuzës, e cila është ngritur më 29 korrik 2019, Sveçla, Millaku, Zyba dhe Pacolli-Dalipi akuzohen se më 21 mars 2018, rreth orës 12:10 e deri në orën 15:40, kanë ndezur disa bombola të gazit lotsjellës, të cilat i kishin hedhur brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, ku po mbahej seanca plenare.
Në aktakuzë thuhet se të gjithë deputetët ishin detyruar ta lironin sallën e Kuvendit, me ç’rast kanë pamundësuar vazhdimin e seancës.
Me këtë, secili veç e veç akuzohen se kanë kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Kurse, sipas dispozitivit të dytë, thuhet se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.