Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtrenjtohet sërish nafta

nafta derivate benzin

Foto: Driton Paçarada

Nafta është shtrenjtuar sërish të martën. 

Nga 1.18 deri në 1.27 euro sa ishin të hënën, sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, çmimet për litër naftë të martën kanë arritur në 1.23 euro deri në 1.35, varësisht nga kompanitë që tregojnë me naftë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo si pasojë e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme. 

Berjani në një përgjigje për ekonomia Online ka thënë se çmimet janë stabile. 

“Sot, çmimet sillen përafërsisht: Dizeli nga 1.23 € deri në 1.35 € për litër, Benzina nga 1.24 € deri në 1.34 € për litër. Çmimet e derivateve tash e tre muaj kanë qenë stabile. Nuk ka pasur lëvizje në bursë”, ka deklaruar Berjani.

Ai ka shtuar se lufta në Iran, rritja e tensioneve dhe rreziku për ndërprerje të prodhimit, si dhe situata në Ngushticën e Hormuzit një nga rrugët më të rëndësishme të kalimit të naftës në botë po ndikojnë drejtpërdrejt në tregjet globale.

Çmimet globale të naftës janë rritur ndjeshëm pas sulmeve të Iranit ndaj vendeve tjera në Lindjen e Mesme, si përgjigje ndaj sulmeve nga SHBA-ja dhe Izraeli. 

KOHA të hënën raportoi se nafta Brent, u shtrenjtua për 10 për qind, duke arritur në mbi 82 dollarë për fuçi të hënën, pasi të paktën tri anije u sulmuan pranë Ngushticës së Hormuzit gjatë fundjavës.

Ani se Kosova nuk importon mallra përmes këtij korridori, sipas kryetarit të Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, problemi qëndron tek importet nga shtetet e Bashkimit Evropian.