Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtatë shtete mosnjohëse nën “llupën” e Kosovës në Bordin e Paqes

Shtatë shtete mosnjohëse nën “llupën” e Kosovës në Bordin e Paqes

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar biseda me liderë të shtatë shteteve mosnjohëse, gjatë vizitës së saj në Washington, në kuadër të takimit të Bordit të Paqes.

Siç ka njoftuar Presidenca e Kosovës në një përmbledhje të vizitës së Osmanit në SHBA, presidentja ka takuar presidentët e Paraguait, Azerbajxhanit, Indonezisë, Kazakistanit, Uzbekistanit, Rumanisë si dhe kryeministrin e Armenisë. Asnjë nga këto shtete nuk e njeh Kosovën si të pavarur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pos takimeve me këta liderë, Osmani ka takuar edhe liderët e shteteve të tjera të shteteve anëtare të Bordit të Paqes, me të cilat Kosova ka tashmë raporte ndërshtetërore.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se në takimin inaugurues të Bordit të Paqes, Kosova “u lartësua në arenën ndërkombëtare dhe u afirmua si shtet në shërbim të paqes dhe sigurisë globale”. Në këtë mbledhje, Kosova dha zotimin për dërgim të trupave paqeruajtëse në Gazë.

Gjatë qëndrimit, Osmani pati diskutime edhe me presidentin amerikan, Donald Trump, ndërsa u prit në takim edhe nga sekretari amerikan, Marco Rubio. Sipas njoftimit, me të Osmani ka diskutuar për hapa konkretë të bashkëpunimit bilateral, me fokus në forcimin e mëtejmë të partneritetit strategjik Kosovë–SHBA, avancimin e integrimit të Kosovës në NATO, dhe rëndësinë jetike të bashkëpunimit në mbrojtje e ekonomi.

Kosova vitin e shkuar siguroi katër njohje të reja: Kenia, Sudani, Siria e Bahamas. Në total shtetin e Kosovës e njohin 121 shtete.