Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka njoftuar se gjatë së premtes janë shqiptuar katër gjoba prej 500 eurosh ndaj personave që kanë hedhur mbeturina vëllimore në hapësira publike.
Sipas njoftimit, ekipet inspektuese kanë zhvilluar kontrolle në terren dhe kanë paralajmëruar se nuk do të ketë tolerim për ndotësit që, sipas tyre, po dëmtojnë lagjet dhe po bllokojnë hapësirat publike të qytetarëve.
“Inspektoriati i Kryeqytetit po vepron vazhdimisht në terren dhe secili shkelës do të përballet me masa ndëshkuese”, thuhet në reagim.
Nga Komuna është bërë thirrje që qytetarët të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe të raportojnë rastet e hedhjes së mbeturinave përmes numrave pa pagesë 0800 12233 dhe 0800 12244.
“Prishtina duhet të mbahet pastër. Mjedisi është i përbashkët, ta ruajmë së bashku”, thuhet tutje në njoftim.
-
Dy gjoba nga 200 euro për hedhje të parregullt të mbeturinave në Prishtinë
-
Puna në deponinë në Matiçan vazhdon, edhe pas gjobës që mori Komuna e Prishtinës
-
Inspektorati i Mjedisit gjobit Komunën e Prishtinës me 5000 euro
-
Nis aksioni për largimin e mbeturinave vëllimore në 72 lokacione të kryeqytetit
-
Inspektorati shqipton gjoba për parkingje, opozita bën thirrje të mos paguhen