Mbikalimi i ndërtuar së fundi për të lidhur dy pjesë të qytetit, nga disa qytetarë është vlerësuar i pamjaftueshëm. Ata kërkojnë që për këtë lagje të ndërtohen më shumë mbikalime, pasi thonë se distanca është e madhe
Ndërtimi i mbikalimit që lidh qendrën e Prishtinës me lagjen “Arbëria” nuk e ka zgjidhur problemin e këmbësorëve, të paktën nga situata e përditshme në terren.
Banorët kanë vënë shkallë druri për të kaluar pengesat dhe për të mbërritur nga qendra e Prishtinës në “Arbëri” dhe anasjelltas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoParaprakisht atyre u duhet të kalojnë edhe rrugën ku kalon treni
Në një pjesë tjetër, kalimi është edhe më i vështirë, pasi pos ngjitjes së shkallëve të improvizuara, qytetarët duhet të kalojnë edhe grilat mbrojtëse që ka vënë komuna në mënyrë që kjo pjesë të mos shërbejë për kalim.
Qytetarët ankohen se për të shfrytëzuar mbikalimin, duhet të ecin shumë.
“Kjo pjesa që është mbyllur këtu po i pengon të gjithëve, jo veç mua, sepse ka shumë njerëz që punojnë këtu. Do të thotë që e ka vështirësuar punën shumë më tepër; duhet t’i bjerë qytetit rreth e rreth për të ardhur në Dragodan”, ka thënë qytetari Zeqir Olluri.
Mbikalimi i ndërtuar së fundi, i cili i lidh këto dy pjesë të qytetit, nga disa qytetarë është vlerësuar i pamjaftueshëm.
Ata kërkojnë që për këtë lagje të ndërtohen më shumë mbikalime, pasi thonë se distanca është e madhe.
“Është i pamjaftueshëm. Edhe së pari, ky mbikalim është shumë i gabuar, këtu duhet të jetë spiral me shkallë. Sa e di unë, këto mbikalime bëhen për karroca, për biçikleta ose trotinetë. Kishte qenë mirë të ishte edhe një mbikalim afër atje diku, sepse ka kalimtarë këmbësorë çdo ditë. Është i pamjaftueshëm, një për qindra metra është i pamjaftueshëm”, ka thënë banori i lagjes Arbëria, Fisnik Zeka.
E sipas ekspertit të sigurisë rrugore, Nol Dedaj, para se të nisë ndërtimi i këtyre projekteve duhet të kryhet auditimi i tërësishëm, në mënyrë që të merren parasysh të gjitha elementet.
“Projektit, nëse i është kryer auditimi prej ekspertëve të sigurisë rrugore, sigurisht që vërejtjet që i kanë qytetarët qëndrojnë dhe duhet të merren parasysh. Auditimi i projektit të mbikalimit është elementi kryesor për ndërtimin e mbikalimeve, do të thotë bëhen intervistat me qytetarë, pastaj projekti auditohet dhe ekzekutohet. Dhe kjo nuk është bërë. Vështirësitë që u paraqiten qytetarëve po dalin në shesh pas ekzekutimit të projektit”, ka theksuar Dedaj.
KOHA e ka nisur pyetje në adresën e Komunës së Prishtinës para pesë ditësh nëse planifikon që në të ardhmen të ndërtojë edhe ndonjë mbikalim tjetër në këtë lagje, por deri të dielën mbrëma nuk ka marrë përgjigje.