Arbëri

Shkolla e ndërtuar në vitin 1947 feston përvjetorin e themelimit

Shkolla "Emin Duraku"

Shkolla fillore e mesme e ulët “Emin Duraku” në Prishtinë, e cila ka 800 nxënës ka festuar sot 78-vjetorin e themelimit. 

Shkolla me 34 paralelet ka është pjesë e mësimit tërëditor dhe në mbajnë mësim nxënësit nga klasa e 6-ë deri në të 9-ën.

Drejtori i shkollës, Visar Osmani, ka thënë se shkolla është ndërtuar në vitin 1947 dhe ka qenë ndër të parat në kryeqytet. 

Osmani ka folur për sfidat që e kanë përcjellë shkollën ndër vite, që nga themelimi. 

“Këtu ndodhën helmimet e para, këtu u shpërndanë fshehurazi planprogramet me stemën e Republikës së Kosovës, atëherë kur një akt i tillë ishte më shumë se guxim – ishte sakrificë. Dhe historia nuk ndalet këtu. Për 23 vjet, kjo shkollë ka mbajtur paralele në shtetin e Libisë, duke u bërë shtëpi e gjuhës shqipe për diasporën ... Ky është mision që pak shkolla në botë mund ta dëshmojnë”, është shprehur Osmani.