Nënkryetar i ri i Prishtinës është emëruar anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shkëmb Manaj.
Për këtë ka njoftuar kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shkëmbin, unë e Përparimi, e uruam për marrjen e përgjegjësisë së re, të nënkryetarit të Kryeqytetit. Ai, përgjatë katër viteve të shkuara, sikurse gjatë gjithë jetës së tij profesionale, ka shërbyer me plot dinjitet e me plot përgjegjësi në komunë”, ka shkruar Abdixhiku.
Deri tani nënkryetarë të komunës kanë qenë Alban Zogaj e Jehona Lushaku-Sadriu, të cilët janë dorëhequr pasi që kanë fituar garën për t’u bërë deputetë të Kuvendi të Kosovës.