Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Fosili që mbahej në sirtar për dekada, del të jetë mbetja e parë e një dinozauri në Antarktidë

fosil

Një fosil që kishte qëndruar për dekada të tëra në një sirtar koleksioni është identifikuar si mbetja e parë e një dinozauri e zbuluar ndonjëherë në Antarktidë.

Fosili u gjet në vitin 1985 nga një ekspeditë e “British Antarctic Survey (BAS)”, por fillimisht u vlerësua se i përkiste një zvarraniku të madh, thuhet në një njoftim të Muzeut të Historisë Natyrore në Londër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas disa dekadash në depo, fosili u vu re nga Mark Evans, paleontolog dhe përgjegjës i koleksioneve gjeologjike në BAS, shkroi CNN. 

Fosili i përkiste një Titanosauri, një grup dinozaurësh barngrënës me qafë të gjatë, të njohur si sauropodë, ku bëjnë pjesë edhe dinozaurët më të mëdhenj që kanë jetuar ndonjëherë në Tokë.

Fosili i gjetur është një rruazë e shtyllës kurrizore me diametër rreth 10 centimetra, e cila i përkiste një individi të ri ose një të rrituri me përmasa më të vogla, që besohet të ketë qenë 6 deri në 7 metra i gjatë, sipas njoftimit.

Dinozauri të cilit i përkiste ky fosil jetoi rreth 82 milionë vjet më parë.