Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se do të pauzojnë shqyrtimin e vizave për migrantë nga 75 shtete, përfshirë edhe nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina.
Këtë e ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit në platformën X.
“Departamenti i Shtetit do të pauzojë shqyrtimin e vizave për emigrantë nga 75 shtete, migrantët nga të cilët marrin ndihma sociale nga populli amerikan në nivele të papranueshme. Kjo ndalesë do të jetë në fuqi deri kur SHBA-ja të sigurohet që migrantët e rinj nuk do të përfitojnë nga populli amerikan”, shkroi Departamenti amerikan i Shtetit në X.
The State Department will pause immigrant visa processing from 75 countries whose migrants take welfare from the American people at unacceptable rates. The freeze will remain active until the U.S. can ensure that new immigrants will not extract wealth from the American people.
— Department of State (@StateDept) January 14, 2026
Departamenti i Shtetit po ndalon përpunimin e vizave të emigracionit për 75 vende në përpjekje për të goditur aplikantët që konsiderohen se do të bëhen barrë për shtetin.
Ndërprerja siç raporton media FoxNews, do të fillojë më 21 janar dhe do të vazhdojë pa afat të caktuar deri sa departamenti të kryejë një rishikim të përpunimit të vizave të emigracionit.
Këtu përfshihen 75 shtete, përfshirë edhe ato të Ballkanit Perëndimor.
“Emigracioni nga këto 75 vende do të ndalet ndërkohë që Departamenti i Shtetit rishikon procedurat e përpunimit të emigracionit për të parandaluar hyrjen e shtetasve të huaj që do të merrnin ndihma sociale dhe përfitime publike”, thuhet mes tjerash.
Shtetet që preken sipas medias ndërkombëtare Fox News janë:
Afganistanin, Shqipërinë, Algjerinë, Antigua dhe Barbudën, Armeninë, Azerbajxhanin, Bahamas, Bangladeshin, Barbadosin, Bjellorusinë, Belizën, Butanin, Bosnjë e Hercegovinën, Brazilin, Burmën, Kamboxhian, Kamerunin, Kepin e Gjelbër, Kolumbinë, Bregun e Fildishtë, Kubën, Republikën Demokratike të Kongos, Domenikën, Egjiptin, Eritrean, Etiopinë, Fixhin, Gambinë, Gjeorgjinë, Ganën, Grinlandën, Guatemalën, Guinean, Haitin, Iranin, Irakun, Xhamajkën, Jordaninë, Kazakistanin, Kosovën, Kuvajtin, Kirgizinë, Laosin, Libanin, Liberinë, Libinë, Maqedoninë e Veriut, Marokun, Nepalin, Nikaraguan, Nigerinë, Pakistanin, Republikën e Kongos, Rusinë, Ruandën, Shën Kits dhe Nevisin, Shën Lucinë, Shën Vincentin dhe Gernadinën, Senegalin, Sierra Leonen, Somalinë, Sudanin e Jugut, Sudanin, Sirinë, Tanzaninë, Tajlandën, Togon, Tunizinë, Ugandën, Urugain, Uzbekistanin dhe Jemenin.
Në fillim të javës nga Departamenti amerikan i Shtetit u bë e ditur se 100 mijë viza janë revokuar, përfshirë edhe 8 mijë viza studentore.
“Departamenti i Shtetit ka revokuar mbi 100.000 viza, duke përfshirë rreth 8.000 viza studentore dhe 2.500 viza të specializuara për individë që kanë pasur kontakt me forcat e ligjit të SHBA-së për aktivitet kriminale. Ne do të vazhdojmë t'i deportojmë këta banditë për ta mbajtur Amerikën të sigurtë”, thuhet në postimin e fundit të DASH-it.
🚨BREAKING: The State Department has now revoked over 100,000 visas, including some 8,000 student visas and 2,500 specialized visas for individuals who had encounters with U.S. law enforcement for criminal activity.
We will continue to deport these thugs to keep America safe. pic.twitter.com/wuHVltw1bV— Department of State (@StateDept) January 12, 2026
Dispozita e barrës publike ka ekzistuar për dekada, zbatimi ka ndryshuar gjerësisht ndër administrata, me zyrtarët konsullorë që historikisht kanë pasur diskrecion të gjerë në zbatimin e standardit.
Përjashtimet nga kjo ndalesë e re do të jenë shumë të kufizuara dhe do të lejohen vetëm pasi një aplikant të ketë kaluar barrierat e barrës publike.
Një version i vitit 2022 i rregullit i barrës publike nën administratën Biden kishte kufizuar fushën e përfitimeve të konsideruara kryesisht në ndihmën në para dhe kujdesin institucional afatgjatë duke përjashtuar programe si Programi i Ndihmës Ushqimore Shtesë (SNAP), programi federal shtesë i ushqimit për gratë, foshnjat dhe fëmijët, i njohur si WIC, Medicaid ose kuponët e strehimit.
Ky vendim për pauzimin e shqyrtimit të vizave për migrantët nuk prek vizat turistike, biznesore apo vizat tjera.