Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, reagon SHBA-ja

Flamujt e Kosovës, SHBA-së dhe Bashkimit Evropian

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar pas mbylljes së qendrave serbe për Punë Sociale në Kosovë.

Ambasada ka shprehur shqetësime për këtë veprim, të cilin e ka quajtur të pakoordinuar. 

Tutje thuhet se këto veprime mund të kenë pasojë negative për të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe marrëdhënien dypalëshe me SHBA-në.

“Ambasada e SHBA-së është e shqetësuar me mbylljet e papritura dhe të pakoordinuara të qendrave serbe për mirëqenie sociale në Kosovë. Këto dhe veprime të ngjashme ndikojnë negativisht në mijëra qytetarë të Kosovës dhe rrezikojnë të krijojnë pasoja negative për të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe marrëdhëniet tona dypalëshe”, thuhet në reagimin e Ambasadës në rrjetin social “X”.

 

 

Edhe Ambasada amerikane dhe Policia e Kosovës me ushtrime të përbashkëta për reagim ndaj krizave Arbëri 7 muaj më parë Ambasada amerikane dhe Policia e Kosovës me ushtrime të përbashkëta për reagim ndaj krizave

Aksioni për mbylljen e këtyre qendrave është zhvilluar të premten.