Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbia thotë se 4 policë të Kosovës janë ndaluar, njëri prej tyre zëvendësdrejtor

Policia e Serbise

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka thënë se janë ndaluar katër policë të Kosovës, dhe njëri prej tyre është dërguar në mbajtje. 

Ka konfirmuar se njëri prej të ndaluarve është zëvendësdrejtori i Policisë, Dejan Jankoviq. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Katër pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë ndaluar, nga të cilët njëri është në mbajtje – zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Serbisë, transmeton “B92”.

Ministria ndalimin e qindra kosovarëve në pikat kufitare të Serbisë e ka arsyetuar me “kontrolle të shtuara të sigurisë për ta rritur sigurinë e qytetarëve”. 

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, ka sqaruar në një postim të mbrëmshëm se janë ndaluar fillimisht 10 policë të Kosovës, e më pas pesë prej tyre janë liruar e pesë janë në mbajtje, përfshirë edhe zëvendësdrejtorin Jankoviq.

Për këtë çështje ka reaguar presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti.