Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka njoftuar se ka sekuestruar disa produkte të cilat janë vlerësuar se paraqesin rrezik potencial për shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve.
Përmes një komunikate për media ku është njoftuar për intensifikimin e aktiviteteve për mbikëqyrjen e tregut me qëllim garantimin e sigurisë së produkteve dhe mbrojtjen e konsumatorëve, Inspektorati ka bërë të ditur se fokusi ka qenë te produktet e makinerisë, pajisjet personale mbrojtëse, lodrat për fëmijë dhe pajisje tjera që mund të paraqesin rrezik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër shkak të mosprezantimit të dokumentacionit teknik përkatës dhe tejkalimit të skadimit të afatit, produktet e sekuestruara janë 13 makina shpimi apo (trapan), pesë gërryese këndore, 426 disqe për prerjen e hekurit dhe betonit, 251 jelek sinjalizues, 114 helmeta, 176 maska saldimi, 11 ngjyra dhe 931 lodra për fëmijë.