Sindikata e Bashkuar e Arsimit, njofton se ka dërguar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ndaj ministrit në detyrë Hekuran Murati. Kallëzimin penal, SBASHK-u thotë se e ka bërë për shkak të dyshimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
“SBASHK dorëzoi kallëzim penal ndaj Ministrit në detyrë Hekuran Murati SBASHK ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë te Departamenti i përgjithshëm, ndaj ministrit në detyrë Hekuran Murati, për shkak të dyshimit të bazuar të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, duke mos vepruar sipas Ligjit për Këshillin Ekonomik Social, duke mos shpallur që nga fundi i vitit 2022 ftesën për formimin e këtij Këshilli për çka është i obliguar ligjërisht”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTutje sipas kësaj sindikate “Murati ka shkaktuar dëme të palës së tretë, pra sindikatave dhe anëtarëve të sindikatave në tërë Kosovën duke pamundësuar diskutimin për Ligjet dhe rregulloret që prekin gjithë të punësuarit në Kosovë”.