Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rexhepi akuzon Qeverinë për tendenca për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë

Fejzullah Rexhepi

Kryetari i Gjykatës Supreme që është edhe kryetar i Komisionit të Jurisprudencës, Fejzullah Rexhepi, e ka akuzuar Qeverinë për tendenca për ndërhyrje në punët e sistemit të drejtësisë.

Tek ka komentuar vendimin e Qeverisë, për t’i propozuar Kuvendit shkarkimin e anëtarëve të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës dhe emërimin e anëtarëve të rinj, Rexhepi ka thënë se nuk ka arsye të justifikueshme për ndryshimin e përbërjes së Komisionit, për shkak se komisioni aktual ka ende mandat dhe kjo sipas tij,  është joligjore dhe kundërkushtetuese.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Tendenca e Qeverisë ka qenë e vazhdueshme që të ketë ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, edhe përmes komentimit të vendimeve edhe përmes përmendjes së disa emrave të gjyqtarëve. Kjo është e papranueshëm për neve ... Pavarësia e sistemit të drejtësisë garanton shtetin ligjor”, është shprehur Rexhepi në një interviste në emisionin “60 Minuta” në KTV.

Ai ka thënë se nuk ka bazë ligjore që përcakton shkarkimin e Komisionit.

“Nuk ka bazë ligjore, Ligji e përcakton mënyrën e zgjedhjes së komisionit, nuk përcakton dispozita që mund të shkarkohet Komisioni, vet fakti që Komisioni emërohet për një mandat, nuk ka mundësi që ai të shkarkohet, as më pak nga Qeveria, Kuvendi mund ta shkarkojë ndonjë anëtarë nëse bëhet i paaftë për ta ushtruar funksionin si anëtar i Komisionit të Jurisprudencës”.

Rexhepi ka thënë se Komisioni nuk ka asnjë përgjegjësi në mbajtjen e provimit. Sipas tij procedurat për organizimin, shpalljen, aplikimin për provim i kryhen nga Ministria e Drejtësisë.

“Provimi i Jurisprudencës duhet të mbahet tri herë brenda një viti, megjithatë vitin e kaluar është mbajtur vetëm një herë. Në gush i jam drejtuar sekretares së Provimit të Jurisprudencës dhe i kam kërkuar që të fillohet me procedura. Ajo njëherë më ka thënë që po fillon, pastaj më ka thënë se Ministria ka kërkuar që të presim dhe prej atij momenti nuk ka pasur procedura për mbajtje të provimit”, ka deklaruar Rexhepi.

Ai ka thënë se Ministria nuk ka dhënë arsye në raport me punën e Komisionit.

“Ministria nuk ka dhënë në raport me Komisionin asnjë arsye, shqetësimet e Ministrisë kanë qenë të kalueshmëri e ulët e kandidatëve, ka pasur tendencë për të ndryshuar aktet nënligjore për Provimin e Jurisprudencës, propozimet që janë dhënë nga ta kanë qenë të papranueshëm për neve, është formuar një grup punues dhe asnjëherë nuk janë hartuar plotësisht ato akte, kjo ka qenë arsyeja e parë pse ka pasur vonesë në mbajtjen e provimit”, ka deklaruar Rexhepi.

Nisma për ndryshimin e përbërjes së Komisionit për Provimin e Jurisprudencës, është përcjellë me valë reagimesh.

Që nga maji i vjetëm, Ministria e Drejtësisë nuk e ka organizuar provimin që, sipas ligjit, duhet mbajtur tri herë në vit.

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka thënë në mbledhjen e Qeverisë të hënën se ka pasur praktika të parregullta vlerësimi nga ana e komisionit.