Arbëri

Refuzohet kërkesa për paraburgim ndaj 9 kryekomisionerëve të Rahovecit

gjykata themelore gjakove

Gjykata Themelore në Gjakovë ka refuzuar kërkesat e Prokurorisë për masën e paraburgimit nga nëntë të dyshuarve për falsifikim të rezultateve të votimit në Rahovec. 

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve për numërimin e votave, me autorizime të marra nga KQZ, në Qendrën Komunale të

Numërimit në Rahovec, kanë ndërhyrë në procesin e votimit, duke falsifikuar rezultatet e tij, me ç’rast kanë cenuar integritetin e procesit zgjedhor dhe vullnetin e lirë të votuesve.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se nuk janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve dhe ndaj tyre ka caktuar masën e paraqitjes në stacion policor.

Me këtë vendim, të pandehurit duhet të paraqiten në stacion policor për një periudhë prej një  muaji.