Katër prokurorë të ndryshëm, dy trupa gjykues të ndryshëm, brenda 24 muajve prej se është ngritur aktakuza e njohur si “Toka”, për bilanc kanë pasur dështimin e njëpasnjëshëm të seancave në këtë rast.
Prokurorët Danilo Cecareli fillimisht e pastaj me radhë prokurorët specialë Abdurrahim Islami, Sylë Hoxha e Arian Gashi për një periudhë gati dyvjeçare prej ngritjes së aktakuzës kanë shkuar në Gjykatë vetëm për të marrë lajmin se seanca gjyqësore e thirrur sërish ka dështuar, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërderisa për të përfaqësuar aktakuzën janë ndërruar katër prokurorë, deri tani është mbajtur vetëm një seancë që cilësohet si ligjërisht e përfunduar.
Për 25 muaj prej ngritje së aktakuzës, kundër ish-deputetit Azem Syla dhe 21 personave të tjerë të akuzuar për vepra të ndryshme që lidhen me krimin e organizuar, Gjykata Themelore në Prishtinë ligjërisht e ka përfunduar vetëm seancën fillestare....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)