Hulumtuesja e politikave shëndetësore, Saranda Ramaj, ka deklaruar se ministri tashmë në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk e ka mbajtur premtimin për heqjen e ndikimit politik në konkurse dhe të departizohet shëndetësia në Kosovë.
Ramaj në emisionin “Konfront” në KTV, ka deklaruar se vetë drejtori i SHSKUK-së Elvir Azizi është në këtë pozitë për shkak se është mik i Vitisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dihet që edhe qeveritë e kaluara i kanë mbushur pozitat jo domosdoshmërisht me njerëz partiak por ndonjëherë edhe me të tjerë të përshtatshëm që jo domosdoshmërisht i plotësojnë më së miri kriteret. Duke filluar nga drejtori i SHSKUK-së Elvir Azizi i cili është në këtë pozitë sepse është mik i ministrit Arben Vitia. Për këtë që po e them me kënaqësi e pres padinë. Azizi është shok me Vitinë, janë njohur më parë”, ka deklaruar Ramaj.
Ramaj ka thënë se brenda dy javësh i përfundon mandati Azizit dhe sipas saj duket se do t’ia vazhdojnë sërish “për performancë të mirë”.
Emërimin në pozita të njerëzve të afërt, Ramaj ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje e ka kritikuar gjithmonë por sipas saj këtë po e bën vetë.
“Vetëvendosja i ka ngritur vetë këto pikëpyetje në të kaluarën. Duhet edhe ne t’i ngrisim këto pikëpyetje. Për drejtorë të klinikave apo spitaleve, ish-deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje janë bërë drejtora në këto pozita”, ka deklaruar Rama.
Ramaj: Sektori i shëndetësisë, më së keqi i hetuar
Hulumtuesja e politikave shëndetësore, Saranda Ramaj, ka thënë se sektori i shëndetësisë në Kosovë është hetuar më se keqi nga të gjithë sektorët.
Ajo në emisionin “Konfront” në KTV, ka deklaruar se edhe në të kaluarën si gazetare ka pasur raste kur i kanë treguar për lidhjet e afërta të menaxhmentit të SHSKUK-së me atë të Krimeve Ekonomike.
“Sektori i shëndetësisë është më së keqi i hetuari. Në të kaluarën ka pasur njëfarë entuziazmi, sot fatkeqësisht mendimi i im i parë është ky prokuror, i shoh emrat e policëve hetues, a mund të kenë ndonjë lidhje mes tyre. E kam pasur një qëndrim publik dhe edhe nga SHSKUK-ja edhe nga policia e Krimeve Ekonomike më është thënë se ka raporte shumë të afërta mes personave në menaxhmentin e SHSKUK-së dhe atyre në pozita të larta në menaxhmentin e Krimeve Ekonomike”, ka deklaruar Ramaj.
Hulumtuesja Ramaj ka thënë se një informacion i tillë i është thënë nga të dy këto institucione e madje i është treguar edhe për vendet ku mund të rastisë t’i shoh.
Ramaj thotë se LVV-ja ka “harrnuar” në shëndetësi
Gazetarja dhe ekspertja e politikave shëndetësore, Saranda Ramaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e cila është në krye të shtetit që gjashtë vjet, ka bërë gabimet për të cilat i ka kritikuar partitë e tjera të cilat kanë udhëhequr me shëndetësinë.
Ramaj në emisionin “Konfront” në KTV, ka thënë se partia në pushtet vetëm ka “harrnuar” me këtë sektor pavarësisht rëndësisë që ka.
“Harrnim. Tepër veprime të vogla të cilat do të konsideroheshin të organizuara dhe sistemike. Nuk është që e kam përcjellë vetëm këtë qeveri, e kam përcjellë shëndetësinë për 12 vjet. Pritjet për LVV-në kanë qenë edhe për shkak të prirje ideologjike ku dihet se arsimi dhe shëndetësia janë bazamentet kryesore të të qenurit socialdemokrat. Fatkeqësisht nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Të gjitha kritikat që Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë për partitë e tjera, i ka bërë edhe vetë”, ka thënë Ramaj.
Ramaj ka akuzuar se edhe sektorin farmaceutik në Kosovë si vështirë të hetueshëm pasi siç tha – mban lidhje të mira me të gjitha institucionet, përfshirë dhe hetuesinë.
“Mbase shëndetësia nuk është sektori me më së shumti para në Kosovë. Mirëpo një nga sektorët më të fuqishëm në Kosovë e më kaotiku është ai farmaceutik. Kompanitë farmaceutike besoj se siç kanë qenë edhe ma herët me lidhje të mira me të gjitha institucionet publike qeveritare nën ombrellën e qeverisë që janë, kanë raporte të mira edhe me hetuesinë”, ka thënë Ramaj.
Ramaj edhe para disa muajsh e ka ngritur çështjen e kompanive farmaceutike për të cilat ka deklaruar se vetëm janë forcuar në vitet e fundit e madje tenderët janë përqendruar në pak kompani. Sipas saj, s’ka prova në duar për keqpërdorime “por kjo duhet të gjykohet me standardin e partisë në pushtet para disa vitesh”.