Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkarkuar Samir Shahinin nga posti i drejtorit të Arsimit në Komunën e Prishtinës.
Shahini në një postim në Facebook ka thënë se mandati i tij ka mbaruar me vendim të kryetarit të Prishtinës.
“Të nderuar qytetarë, kolegë drejtorë, mësimdhënës e staf të shkollave, të respektuar prindër e të dashur nxënës. Me vendim të Kryetarit të Kryeqytetit, mandati im si Drejtor i Arsimit përfundon këtu. Një gjë dua ta them qartë: puna që kemi nisur nuk ishte e zakonshme dhe nuk duhet të trajtohet si e tillë”, ka shkruar Shahini në Facebook. Ai ka përmendur disa nga punët e realizuara.
“Ndryshimi në arsim nuk vjen nga vendimet e një dite. Vjen nga qëndrueshmëria në procese. Nga guximi për të mos u kthyer mbrapa. Prandaj, vazhdoni. Mos e ulni standardin. Mos e ndalni ritmin. Sepse në fund, nuk është çështje mandati. Është çështje e së ardhmes së fëmijëve tanë”, ka shkruar Shahini.
Të hënën Sokol Havolli u shkarkua nga posti i drejtorit për Investime Kapitale në Komunën e Prishtinës. Në vend të tij u emërua Zyhrije Pllana.
“Është shkarkim. Të enjten kam pasur një takim me kryetarin. Më njoftoi se dëshiron të bëjë disa ndryshime,” ka thënë Havolli për KOHËN, duke shtuar se nuk ka kërkuar sqarime për arsyet e vendimit.
Edhe
Rama: Basha preu shiritin e një rruge lokale që është projekt i Komunës
Lidhja Demokratike e Kosovës të martën në një komunikatë tha se nuk ka koalicion me PDK-në në Prishtinë. Por, nuk vonoi shumë dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi për “një bashkëpunim të ri politik në kryeqytet edhe me PDK-në”.
Ai e zyrtarizoi Besianë Musmuratin e PDK-së si nënkryetare të Komunës së Prishtinës.