Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama e ka quajtur hap të rëndësishëm për qytetin vendimin në Komisionin për Buxhet dhe Financa për përfshirjen e buxhetit të Kryeqytetit në projektbuxhetin e vitit 2026.
Rama ka thënë se ky vendim siguron stabilitet financiar dhe krijon bazë të qëndrueshme për realizimin e projekteve zhvillimore që janë planifikuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vendimi i marrë me 10 vota për, pa asnjë votë kundër apo abstenim, siguron stabilitet financiar dhe krijon bazë të qëndrueshme për realizimin e projekteve zhvillimore që i kemi planifikuar për vitin e ardhshëm. Kjo na mundëson të vazhdojmë investimet në infrastrukturë, shërbime publike dhe projekte strategjike që përmirësojnë cilësinë e jetës në Kryeqytet.Procesi është përmbyllur nga Komuna e Prishtinës me përkushtim dhe profesionalizëm, duke përgatitur të gjitha dokumentet dhe tabelat e nevojshme në përputhje me kërkesat ligjore”, ka shkruar ai në Facebook.
Rama ka shtuar se Prishtina do të vazhdojë punën duke siguruar që “çdo mjet buxhetor të kthehet në investim konkret”.
Komisioni për Buxhet e ka aprovuar kërkesën e Komunës së Prishtinës që buxheti i aprovuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës të përfshihet në buxhetin për vitin 2026.
Në mbledhjen e Komisionit, në të cilën po shqyrtohet projektligji për buxhetin e këtij viti, që të premten pritet të shqyrtohet në lexim të dytë në Kuvend, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se deri më tani buxhetin e kanë përmbyllur Komuna e Prishtinës dhe Shtimes dhe rekomandimi është që të përfshihen si amendamente.