Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama për hekurudhën Prishtinë-Durrës: Me Kurtin do t’i eksplorojmë dy pista financimi

Albin Kurti - Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për hekurudhën Prishtinë-Durrës, projekt për të cilin tha se është një nga prioritetet kryesore të qeverisë së tij.

Rama ka thënë se ky projekt po ecën drejt fazës së zbatimit derisa ka potencuar gjithashtu se në takimin e fundit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, kanë folur për mundësinë e financimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ka përfunduar në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, studimi i fizibilitetit dhe projekti paraprak për hekurudhën e kombit, Durrës–Prishtinë, me gjatësi 105 kilometra, 14 tunele dhe 43 ura. Në takimin e fundit me kryeministrin Albin Kurti kemi folur edhe për dy pista financimi të huaja të cilat do t’i eksplorojmë bashkarisht”, ka thënë kryeministri Rama.

Sipas Ramës linjat hekurudhore do të realizohen duke respektuar standardet e Bashkimit Evropian në kuadër të synimeve për të elektrifikuar shtrirjen e 530 kilometrave siç i ka planifikuar.

Këto deklarata, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i ka dhënë gjatë Kryesisë së Kuvendit me grupin Parlamentar Socialist, ku foli mes tjerash edhe për projektet e realizuara dhe ato të planifikuara për t’u realizuar në mandatin e tij.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë muajit të kaluar ka zhvilluar një vizitë në Kosovë ku është takuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

Gjatë takimit me Kurtin, ky i fundit ka thënë se mes tjerash kanë folur për projektet infrastrukturore me interes të përbashkët dhe mundësitë e reja në këtë mandat të dy qeverive.

Gjatë vitit të kaluar, u prezantua studimi i fizibilitetit dhe projekt-idesë për hekurudhën Durrës-Prishtinë e quajtur ndryshe edhe si hekurudha “Kuq e Zi”, në një ceremoni të mbajtur në Shkodër.

Sipas projektit të prezantuar, do të jenë nëntë udhëtime të trenit për pasagjerë që do të qarkullojnë në ditë. Nëse treni ndalet në çdo stacion, udhëtimi i plotë do të jetë nga Durrësi në Prishtinë për 5 orë e 54 minuta. Ndërsa nëse bëhet fjalë për trena rajonalë që ndalen vetëm në stacionet kryesore rruga do të jetë më e shkurtër – tri orë e 40 minuta.

Vlerësimi i gjithë projekti u vlerësua 1.8 miliardë euro.

Sa i përket afatit, ai më optimisti është që për 10 vjet të mbërrihet te treni i parë që do ta shfrytëzojë këtë hekurudhë.