Radioja publike gjermane “Deutschlandfunk” ka publikuar një reportazh se si grupet fetare radikale në Kosovë po e kërcënojnë paqen sociale. Siç pretendon kjo radio, kjo paqe aktualisht “është nën sulm: nga myslimanët radikalë, islamofobët katolikë dhe një kishë ortodokse serbe që vepron nën interesant e qeverisë serbe”.
Shan Zefi, si klerik katolik kosovar, ka thënë në reportazh se “si mysliman nuk ke shpirt shqiptar”. Ai në llogarinë e tij në Facebook paraqitet si “vikar gjeneral i Dioqezës Prizren-Prishtinë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbi deklaratën e tij ka reaguar gazetari Enver Robelli, i cili edhe e ka përkthyer një pjesë nga intervista. Ai e ka quajtur skandaloze deklaratën e klerikut.
“Të mërkurën radioja publike gjermane Deutschlandfunk emitoi një reportazh gati 20 minuta të gjatë mbi tensionet fetare në Kosovë. Reportazhi shpalos një të keqe evidente: prej vitesh Kosova ka probleme gjithnjë e më të mëdha me radikalizmin islamist, ithtarët e të cilit të qenmit shqiptar e shohin vetëm si ngarkesë. Por çfarë ishte e neveritshme, skandaloze dhe - në thelb - antishqiptare në reportazhin e mediumit publik gjerman, ishte edhe një deklaratë e klerikut katolik Shan Zefi... Ai e tha troç në mikrofonin e radios gjermane: ‘Si mysliman nuk ke shpirt shqiptar’”, shkroi Robelli në Facebook.
Sipas Robellit, Kisha Katolike e Kosovës duhet ta dënojë këtë deklaratë “helmuese” të Shan Zefit, dhe të distancohet nga ky pretendim.