Qendra e Mjekësisë Familjare në Fushë-Kosovë, ka ngelur pa energji elektrike të enjten mbrëma.
Siç ka mësuar KOHA, shumë pacientë nuk kanë marrë trajtime në këtë qendër, ndërsa u është thënë të shkojnë në Prishtinë. Ky institucion shëndetësor nuk posedon as gjenerator, ndonëse ishte përuruar vitin e kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëdhënësi i Komunës së Fushë-Kosovës, Ali Topalli, tha për KOHËN se ndërprerja e rrymës ka qenë e shkurtër dhe tash furnizimi është kthyer.