Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria miraton nismat për amendamentet e marrëveshjeve IPA me Bashkimin Evropian

Mbledhja e Qeverise se Kosoves

Foto: Arkiv

Foto: Driton Paçarada

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje të mërkurën, ku miratoi nismat për amendamentet e marrëveshjes financiare mes Kosovës dhe Bashkimin Evropian, për programet IPA 2017, 2018 dhe 2019.

Në njoftim u bë e ditur se janë aprovuar vendimet për të kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani për autorizim ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, për nënshkrim të amendamenteve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Miratuar Nismën për ‘Amendamentin Nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2017, pjesa e parë’. Miratuar Nismën për ‘Amendamentin Nr. 3 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2018’. Miratuar Nismën për ‘Amendamentin Nr. 1 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2019, pjesa e parë’”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

-Aprovuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, për nënshkrimin e “Amendamentit nr. 3 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2018”.

Muaj më parë, Bashkimi Evropian ka aprovuar agjendat e reformave për Kosovën dhe katër shtetet e tjera të BE-së, që janë kusht për përfitime nga pakoja 6-miliardëshe. Prej tyre, 882 milionë euro do t'i takojnë Kosovës.