Një grua ka vdekur dhe një burrë ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Nga Policia kanë njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:40 në drejtimin Malishevë–Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoViktima që ka ndërruar jetë ishte pasagjere në automjet, ndërsa i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë, ndërsa hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar.
“Me datën 14.06.2026 rreth orës 12:40 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në drejtimin Malishevë-Prishtinë ka ndodhur një vetaksident trafiku, ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar një mashkull kosovar ndërsa ka ndërruar jetë një viktimë femër kosovare (pasagjere). Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal të gjitha njësitë përkatëse për trajtim të rastit. Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa trupi i pajetë i viktimës femër me vendim të prokurorit është dërguar në mjekësi ligjore për autopsi”, thuhet në njoftimin policor.