Arbëri

Qeveria mban mbledhjen e parë

Albin Kurti

Foto: Driton Paçarada

Kabineti qeveritar do të mblidhet për të parën herë pas formimit, të enjten nga ora 10:00. 

“Mbahet mbledhja e parë e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës”, njoftoi Zyra e Kryeministrit.  

Në rend dite janë pesë marrëveshje ndërkombëtare dhe pika e gjashtë përfshin "të ndryshme".

Rendi-i-dites

Kuvendi i Kosovës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur të mërkurën ka votuar për formimin e Qeverisë Kurti 3. Për formimin e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, me një kabinet me 19 ministri, kanë votuar 66 deputetë, 49 kanë votuar kundër dhe asnjë nuk ka abstenuar. Seanca për formimin e Qeverisë është mbajtur pas seancës konstituive ku është inauguruar legjislatura e X-të e dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor.

Ky është kabineti i ri:

-Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca

-Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla;

-Zëvendëskryeministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim, Fikrim Damka;

-Ministër i Financave, Hekuran Murati;

-Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti;

-Ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,

-Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla;

-Ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu;

-Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia;

-Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku;

-Ministre e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci

-Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi;

-Ministër i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani;  

-Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli;

-Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja;

-Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha;

-Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari

-Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli;

-Ministër për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq

-Ministër për Zhvillim Rajonal, Rasim Demiri.